Magjia e El Clasico do të marrë sërish vëmendjen e gjithë botës. Pas një sezoni të dëshpëruar me tifozët që i munguan futbollit, në takimin kopertinë të futbollit spanjoll nuk do të ketë kufizime për numrin e tifozëve në shkallët e stadiumit dhe në mesditën e së dielës në “Camp Nou” tribunat do të jenë mbushur plot e përplot për të ndjekur nga afër një nga përballjet më historike. Një El Clasicco pa Leo Mesin dhe Cristiano Ronaldon, nuk do të prodhojë të njëjtën muzikë, megjithatë, një përballje mes Barcelonës dhe Real Madrid është pa diskutikm një nga ato ndeshje që pritshmëritë janë maksimale dhe emocionet e spektakli nuk mungon asnjëherë.

Carlo Anceloti në njërën anë dhe Roland Koeman në anën tjetër do të kenë në dorë kartat e tyre për të zhvilluar aktin e parë të këtij sezoni. Real Madrid ka grumbulluar 17 pikë deri më tani, ndërsa katalanasit 2 më pak, një tjetër tregues për diferencën që kanë këto dy skuadra në këtë sezon.

Për vite me radhë Barcelona dhe Real Madrid qenë skuadrat dominuese, të cilat ndanin mes tyre vendet e para, të ngacmuara dhe nga Atletico Madrid, por situata tashmë ka ndryshuar me Real Sociedat dhe Osasuna që e shohin veten mbi dy skuadrat që për shumë sezone kishin vendosur diktatin në La Liga. Një sukses në El Classico mund të jetë pika e kthesës për secilën skuadër, por kush do ia dalë, mbetet për t’u parë në “Camp Nou” e si gjithmonë në ekranin e Super Sport.