Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar studime të realizuara nga një ekip spanjoll mbi efektin e “Tocilizumabit” te pacientët me forma të moderuara deri në kritike të Covid-19. Alimehmeti shkruan se Tocilizumabi është sërish i efektshëm për parandalimin e v d e ks hmërisë, nëse jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg) te pacientët me formë të rëndë të Covid-19.

Statusi i plotë: Tocilizumabi demonstrohet sërish i efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë, nëse jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg) te pacientët me formë të rëndë të COVID-19.

Ekipi studiues spanjoll publikoi sot, 5 tetor 2021, në Nature Scientific Reports studimin e tyre multicentrik mbi efektin e tocilizumabit te pacientët me forma të moderuara deri në kritike të COVID-19.

Rezultatet: 2.71 fish më pak gjasa për mbështetje respiratore (RSR) te pacientët me formë të rëndë; 2.82 fish më pak gjasa për mbështetje respiratore (RSR) te pacientët me formët të moderuar; 4.82 fish më shumë gjasa për të reduktuar proteinën C reaktive (PCR) te pacientët me formë të rëndë; 2.88 fish më shumë gjasa për të reduktuar nivelet e neutrofileve.

Nuk pati rol në reduktimin e parametrave të tjerë laboratorikë. Ulja e v d e ksh mërisë (te rastet e rënda, kur u trajtuar me dozë 400-800 mg në fazën e hershme inflamatore): 4.1% v d e ks hmëri a te pacientët e rëndë të trajtuar me tocilizumab; 25.7% v d e ks hmëria te pacientët e rëndë të grupit të kontrollit;

25.7 / 4.1 = 6.27 fish ulje e riskut të vdekshmërisë te pacientët e rëndë të trajtuar me 400-800 mg tocilizumab në fazën e hershme inflamatore. Element i rëndësishëm që bie në sy: Studimi është çuar për botim më 16 maj 2021. Studimi është publikuar sot, 05 tetor 2021, pra mbi 4 muaj e gjysëm më vonë. Këto humbje kohë shpesh çojnë në vonesë/mungesë trajtimi të përshtatshëm për pacientët në kohën ndërmjet.