Afrimiteti mes Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” ka ngjallur reagime të shumta te publiku, aq sa ata nisën të komentohen për një lidhje. Mirëpo, fakti që këngëtarja është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, dhe aktori ish-i dashuri i saj, duket se e komplikon situatën.
Këtë “trekëndësh” e ka komentuar edhe opinionistja zyrtare e “Big Brother Fan Club”, Iva Tiço. Ajo ka thënë se personalisht, gjëja më e rëndësishme për të, është marrëdhënia mes shoqesh, dhe sesi e sheh Bora, duke e vlerësuar faktin që moderatorja nuk ka reaguar ende. Mirëpo, gjatë bisedës, ajo zbuloi një detaj, që nuk e kishim dëgjuar më parë, lidhur me dy vajzat.
“Mesa di unë si gazetare, në të shkuarën ato kanë patur diçka të tillë, se nuk dua të bëj thashetheme, por kanë patur një histori në të kalurën, në adoleshencë, një trekëndësh të ngjashëm, shumë kohë më parë, kur Semi është lidhur me ish-in e Borës, në dijeninë time”, tha gazetarja, mirëpo ajo theksoi se e kishte lexuar vite më parë, por nuk e mbante mend se ku, duke kërkuar edhe falje, duke qenë se nuk kishte asgjë të sigurt dhe konkrete.
Opinionistja shtoi se nëse ka ndodhur më parë, situata mes vajzave mund të ndodhë sërish. Gjithsesi, Iva shtoi se fakti që Bora nuk reagon, e komplikon situatën. Megjithatë ajo shtoi se Semi e di më mirë, sesi mund ta presë shoqja e saj jashtë, marrëdhënien mes saj e Donaldit, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ndërkohë, nuk e dimë sesa e vërtetë është kjo histori, për sa kohë të dyja vajzat janë treguar shumë të rezervuara sa i përket jetës private, dhe as për këtë nuk kanë folur kurrë. Së fundmi, Semi ka folur në “Big Brother VIP” për lidhjen e saj shumëvjeçare me Bojken Lakon, me të cilin u nda pak muaj më parë. Ajo tregoi mes emocionesh se këngëtari ishte “dashuria e saj e parë” dhe se ishin njohur kur ajo ishte adoleshente, vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34.