Spektakli i shumëpritur i kësaj të premteje filloi me një mbrëmje e cila premton debate, surpriza dhe eleminime. Që në fillim të këtij show janë diskutuar të gjitha konfliket dhe diskutimet e mbartura gjatë gjithë javës së kaluar. Jo më larg se disa ditë më pare, një debat banal ka ndodhur mes Sheilës dhe Beniadës,e cila nisi thjesht për disa epitete të përdorura bazuar në shenjat e horoskopit.‘’Akrepi është i rrezikshëm, e marr Binjakun e fus në xhep dhe e rrotulloj. Je provokatore…’’,- tha Sheila.

 Kjo përballje agravoi aq shumë sa u diskutua gjatë dhe mes banorëve të tjerë në shtëpi. Teksa ndoqën klipin përmbledhës të zënkës së tyre, Beniada tha: Sheila e mori personalisht, nuk e kuptoi se unë po bëja shaka. Nuk e kisha me qëllim të keq.

Nga ana tjetër Sheila pranoi se ishte e ngarkuar emocionalisht dhe ky ka qenë shkaku i reagimit të saj: Janë gjëra që ndodhin, i kemi kërkuar falje njëra-tjetrës.