Eurodeputetët kërkojnë që Bashkimi Europian të mbështese financiarisht dhe nëpërmjet bashkëpunimit institucional vendet e Ballkanit Perëndimor mund të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nëpërmjet një raporti të miratuar nga Komiteti i Punëve të Jashtme për Ballkanin Perëndimor, eurodeputetët kërkojnë që vendet të shtojnë përpjekjet për të avancuar me reformat në sistemin e drejtësisë.
Në dokument theksohet se integrimi i këtyre shteteve do të mundësonte që ato të hiqeshin nga harta si vende të origjinës për trafikimin e qenieve njerëzore. Bashkëpunimi i BE me Ballkainin Perëndimor do të ulte aktivitetin kriminal në këtë vende, thuhet në raport. Nga ana tjetër eurodeputetët kërkojnë që shtetet e rajonit të adresojnë të gjitha mangësitë që kanë në sistemin e tyre të drejtësisë, në mënyrë që Bashkimi Europian t’iu ofrojë ndihmën e nevojshme.
Sipas raportit, mbështetja e e BE do të ndërpriste të gjitha ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës të cilat nuk kanë sistem demokratik funksional. Në një tjetër pikë të këtij raporti, nënvizohet se BE duhet të vijojë procesin për liberalizimin e vizave për Kosovën pa vonesa të mëtejshme. Ndër të tjera, raporti thekson qeveritë e rajonit duhet të vijojnë bashkëpunimin nëpërmjet Eurojust, ku përfshihen Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe autorizimin për hapjen e negociatave me Bosnje-Hercegovinën.