Në mikrofonat e “La Gazzetta dello Sport”, Fabio Cannavaro fokusohet në pesë kandidatët italianë për “Topin e Artë”: “Nuk kishte ndodhur që nga fitorja ime e këtij trofeu, kështu që është shenjë e mirë. Jorginho është më i akredituari, edhe pse jam i bindur se Messi do të fitojë. Barella dhe të tjerët e meritojnë të gjithë, por Chiesa gjithashtu duhej të ishte në grup, pas asaj që tregoi.

Logjikisht varet nga fitorja e Kampionatit Europian. Bonucci dhe Chiellini vazhdojnë të jenë një duet i shkëlqyer mbrojtës, pavarësisht viteve. Në perspektivën e axurrëve kemi mesfushorë dhe sulmues të shkëlqyer, por na mungojnë mbrojtësit qendror. Unë mendoj se Roberto Mancini do të duhet të marrë në konsideratë edhe mbrojtjen me tre lojtarë”.

Për Fabio Cannavaro, në të ardhmen Donnarumma do të jetë në gjendje të konkurrojë dhe, pse jo, ta fitojë çmimin e lojtarit më të mirë: “Për portierët, si për mbrojtësit, është gjithmonë shumë e vështirë. Nuk është rastësi që vetëm rusi Jashin e fitoi Topin e Artë. Gigio do të ketë shumë shanse, nëse vazhdon kështu. E them këtë duke pasur parasysh se epoka e Messit dhe Ronaldos është në fund dhe ende nuk ka sundimtarë të mëdhenj në horizont”.