Dashi-Do të zbuloni mënyra të reja simulimi. Po ndjeni erën e fitores. Dikush më në fund do të marrë kurajon dhe të tregojë si ndihet për ju. Kjo do të jetë një surprizë pasi vetëm pak kohë më parë, ky person kishte turp t’ju shikonte në sy.
Demi-Keni më në fund mundësinë që t’i hidhni sytë një personi në zyrë që ju ka tërhequr prej kohësh. Duhet që t’i bëni një kompliment për veshjen ose ta pyesni për të dalë në mbrëmje. Nuk ka për t’ju refuzuar.
Binjakët-Nëse ti dhe partneri keni pasur debate të vogla kohët e fundit atëherë këto do të shtohen shumë së fundmi. Nuk është mirë që të qëndroni të heshtur kështu që përdoreni pasditen për të dalë jashtë dhe për të marrë ajër të freskët. Të paktën mund të shijoni mbrëmjen.
Gaforrja-Energjia e ditës do të jetë katalizatori i një lidhje të caktuar që po krijohet. Zakoni që keni kur pretendoni se interesoheni për dikë, por në fakt jo për të duhurin ka për t’u hequr sot. Më në fund do të pushtoheni nga ndjenjat e dashurisë. Tashmë po që jeni në telashe.
Luani-Nëse partneri po sillet si fëmijë, kjo ndodh për shkak të energjisë që ekziston sot. Edhe pse mund të mos ju pëlqejë duhet të mos shqetësoheni pasi nuk do të zgjasë. Çdo gjë do të zgjidhet në darkë.
Virgjëresha-Sot duhet të ruani qetësinë dhe të jeni misteriozë kur vjen puna tek mënyra si të shpreheni për ndjenjat. Nëse jeni mërzitur me personin e zemrës atëherë duhet që të keni një qasje të butë dhe të shprehni gjithçka nëse keni një argument të fortë. Mos u shqetësoni, çdo gjë do të mbarojë për punë orësh.
Peshorja-Nuk keni kohë për të pritur dikë që është duke u zvarritur për të marrë një vendim. Pozicioni i yjeve parashikon që të dy ju të kuptoni gjendjen e lojës mes njëri-tjetrit. A doni të afroheni? Po, kjo është e vërtetë, por nuk jeni gati për të pritur pafundësisht që kjo të realizohet. Megjithatë duhet të kuptoni që nëse bëheni të paduruar mund ta humbisni atë.
Akrepi-Ti dhe personi i zemrës keni nevojë që të punoni deri në detaje në mënyrë që një projekt i përbashkët të jetë super i realizuar. Jeni njerëz me këmbë në tokë. Ruani këtë qëndrim.
Shigjetari-Mund të ndiheni paksa të irrituar sot. Një ide e caktuar mund t’ju ketë kapluar imagjinatën, por partneri nuk ka të njëjtin entuziazëm. Do ta shprehni pakënaqësinë duke thënë kritika. Ky humor i trishtë nuk do të zgjasë për shumë kohë.
Bricjapi-Kujdesuni që të mos bezdisni asnjë person që ndodhet rrotull jush. Madje as personin e zemrës sepse përndryshe do të merrni kritika të mëdha.
Ujori-Më në fund do të përjetoni disa lëvizje pozitive. Kjo vjen pas shqetësimeve që keni pasur drejt një personi ndaj të cilit keni ndjenja. Sot do të gjeni kurajon që të shprehni ndjenjat. E para gjë që duhet të bëni është të merrni telefonin dhe të telefononi këtë person. Do të gëzoheni nga kjo gjë.
Peshqit-Do të keni telashe sot, jo sepse dita ka për të qenë e vështirë por sepse do të jeni të bezdisur për disa çështje të caktuara për partnerin. Gjithsesi duhet që të vazhdoni që të buzëqeshni dhe të ndjeni sikur çdo gjë është perfekte.