Sherri i sajuar i Fifit dhe Monikës ka shkaktuar jo pak polemika tek banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip”. Si pasojë e kësaj situate që ato të dyja kanë krijuar, Fifi ka mbajtur një shkop druri në dorë, për të cilin ka thënë se ia ka lejuar “vëlllai i madh”. Për një pjesë të banorëve duket se kjo nuk përbën bezdi, ndërsa nga ana tjetër, Semi është shprehur e shqetësuar duke thënë se nuk mundet që ta shohë pasi ka frikë.
“Më sikletos kur të shoh me shkop vërdallë, nuk është normale’’,- i tha Semi e revoltuar Fifit. Fifi është ndjerë e bezdisur nga komenti i Semit dhe i ka thënë:
Nëse të shqetëson ndërro krah, unë kështu dua të rri dhe kaq. Nuk më intereson nëse e ke frikë ose bezdi.
Ndërkohë, ky debat u shoqërua me tone shumë të larta zëri, gjë që ndikoi dhe tek banorët e tjerë.
Pas kësaj ngjarje, Semi ka shpërthyer në të qara dhe më pas është qetësuar nga Beniada dhe Donaldi.
Më vonë, kur kuptoi se me këtë veprim u prek shëndeti mendor i Semit, Fifi shkoi tek artistja dhe i kërkoi falje duke i thënë se nuk ishte diçka e qëllimshme.