Big Brother VIP çdo ditë na përball me rrëfime të konkurrentëve. Ata ndajnë histori shumë personale me njëri-tjetrin.
Kësaj here Fifi deklaroi se më nuk ka besim te meshkujt dhe se persona që do të hyjë në jetën saj i duhet të bëjë shumë që ta bind se ia vlen.

“Unë nuk ju besoj meshkujve më, ai tjetri që do të vijë në jetën time duhet të më bind që unë përkas aty, për ata unë mendoj shumë, se nuk besoj më, se e kam përjetuar vet me dhënë gjithçka për një njeri edhe me u zgjuar një ditë papritur edhe me të thënë unë nuk të kam dhënë shpresa”, ka thënë Fifi gjatë bisedës me Granitin.

“Njëjtë më ka ndodh edhe me atë para këtij të fundit, kam qenë me të, u nda me mu se nuk i pëlqente që unë qaja, se kur u njoftua me mu më pa në televizion veç tu qesh dhe pas një viti e gjysmë ju ka kujtua që unë edhe qaj, dhe më thoshte ti po qan shumë, ndërkohë ankohej për gjendjen ekonomike dhe ato para që unë i fitoja ia paguaja borxhet, në një rast ai shkoi dy javë Greqi, kur u kthye në të njëjtën kohë që u pajtua me mua e kish nis një lidhje tjetër dhe kthehej vetëm kur nuk ia hapte telefonin ajo tjetra”, ka treguar këngëtarja.