Ndeshja e sotme mes Shqipërisë dhe Polonisë do të jetë vendimtare për ekipin që me shumë mundësi do ta përfundojë Grupin I në vendin e dytë, pozicion që të dërgon në “Play Off” për Kampionatin Botëror Katar 2022. Me një fitore ditën e sotme Shqipëria do të konsolidonte pozitat në vendin e dytë, ndërsa do të mjaftonte një fitore në ndeshjen e fundit ndaj Andorrës që kombëtarja kuq e zi të futej për herë të parë në histori në Play Off.
Por çfarë e pret Shqipërinë në Play Off? Së bashku me kuqezinjtë, në Play Off shkojnë edhe 9 shtetet e tjera që përfundojnë në vendin e dytë në grupet përkatëse. Këtyre e kipeve u shtohen edhe 2 skuadrat më të mira të Nations League. Këto 12 ekipe do të ndahen në 3 grupe me 4 skuadra, të cilat në fund do të nxjerrin 3 ekipet që do të marrin pjesë në Botrërorin “Katar 2022”, ku do t’i bahskohen 10 ekipeve të tjera që fituan grupet e eleminatoreve.