Ish-kryeministri Sali Berisha zhvendosi një ditë më parë ‘Foltoren’ e tij në Shkodër. Ajo që u vu re është se Berisha nuk u prit nga asnjë prej strukturave përfaqësuese të PD-së, ku u braktis nga deputetët e qarkut të Shkodrës, kryetarja e bashkisë si dhe nga kryetar të degëve. Por kryetari i FRPD-së në Shkodër Arvit Bushati, i cili mori pjesë në takim, tha në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv se 70% e kryesisë së PD ishin në të pranishëm. Sipas Bushatit ato nuk kanë pasur mesazhe nga Basha, apo presion për të mos marrë pjesë në takimet e Berishës.
‘Nuk besoj të ishte e udhës të komunikonim me Bashën, ai i ka bërë publike qëndrimet e tij. Unë këto ditë kam konsumuar takime me demokratë të Shkodrës. Nuk ishin përfaqësuesit e PD-së, pra disa kryetar të degëve apo deputetë dhe kryetarja e bashkisë. Në takimin që u zhvillua ishin mbi 70% e kryesisë së PD-së. Nuk ka pasur kërcënime për të marrë pjesë. Në dijeninë nuk ka pasur mesazhe kërcënimi dhe as presion nga Basha.’- tha Bushati.