Një kategori e veçantë e Maratonës së Tiranës është dhe ajo “We too” e cila ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive.
Sikurse është kthyer tashmë në një traditë, pjesë e garës së sotme të Maratonës ishin edhe persona me nevoja të veçanta dhe paraplegjikë të cilët vrapuan në mbështetje të kauzës, por njëkohësisht duke dhënë edhe mesazhe shprese dhe guximi se asgjë nuk është e pamundur dhe nuk mund t’i ndalë.
Sikurse mund të shihni nga këto foto, garues me karroca u nisën nga sheshi “Skënderbej” për të përshkruar 2.3 km.
Pjesë e garës ishte dhe Emiliano Lule, i cili edhe pse ka humbur shikimin disa vite më parë, shërben si frymëzim për shumë njerëz të tjerë me punën e tij të përditshme dhe në mbështetje të njerëzve në nevojë