Pasi u zunë e grinë për lojë dhe bënë lëmsh dynjanë, Monika dhe Fifi vendosën t’i tregojnë konkurrentëve të tjerë në shtëpinë e “Big Brother” se ishte e gjitha e inskenuar.

Kjo gjë nuk u prit mirë nga ana tjetër, të cilët u shprehën të prekur nga fakti që ishin shqetësuar tepër për diçka që rezuktoi të ishte aktrim.

“Ju nuk talleni dot me mua. Kam dy netë që jam sëmurë prej debateve të këtyre. Nuk luan dot njeri me figurën time“,- tha i prekur Sabiani.

Të njëjtin reagim pati dhe Iliri i cili tha:

“Ishte një teatër i ngordhur dhe mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të qesh. Herë tjetër do e kem parasysh dhe nuk do përzihem me askënd, çfarëdolloj gjëje.”

Megjithëse loja s’u prit mir mirë nga banorët, Monika dhe Fifi vendosën të luajnë sërish.

Monika i ka kërkuar produksionit leje për të fshehur makinerinë e kafesë, plan i cili iu aprovua me sukses. Më pas, Monika kërkoi ndihmën e Fifit dhe të disa prej banorëve për të nisur menjëherë me vënien në zbatim të këtij plani.

Disa ditë më parë teksa diskutonte rreth kësaj loje me Fifin, ato thanë se do fshehin edhe sheqerin pasi Semi e pi kafen me sheqer.

Mbetet për t’u parë si do të shkojë kësaj here kjo lojë.