Ditën e nesërme, Partizani do të luajë sfidën e radhës përballë Tiranës në një derbi nga i cili pritet shumë. Në konferencën për shtyp, trajneri Ilir Daja analizoi Partizanin në të gjitha aspektet duke filluar që nga mungesat, te mënyra e lojës e objektivat.
ATMOSFERA: ‘’Atmosfera është tepër pozitive, përtej pikëve të munguara, por më shumë të lëna nga loja që kemi bërë. Atmosfera është pozitive për vetë faktin se derbi i prodhon këto, të gjithë janë të motivuar, kemi kërkuar nga lojtarët të mos të ulet doza e entuziazmit pavarësisht fitores së munguar në këto javë’’.
GJENDJA: ‘’Gjendja e skuadrës nuk është e plotë, për shkak disa mungesave të formacionit bazë ku do të veçoja Kaçen, Caren dhe Kardozon që janë lojtarët që kanë qenë në formacion. Problem është dhe mungesa e alternativës Kamara, që për shkak problemeve të lejes të qëndrimit ka lëvizur jashtë Shqipërisë, që do të thotë se Partizani është korrekt. Që do të thotë reparti që neve nga mungojnë shumë janë sulmi, ku përveç Kaçes pjesa tjetër janë sulmues. Por derbi është derbi për tu fituar dhe nuk ka vend për justifikime. Çdo lojtar që do hidhet në fushë do të japë maksimumin për të marrë fitoren e parë që nga mungon këto javë të para’’.
KTHESA: ‘’Nga ana psikologjikë mund të jetë pikje kthese, pasi ekipi që fiton në deri ka bonus për vazhdimësinë. Ka dhe javë të tjera, janë 30 javë të tjera. Në objektiva afatshkurtra është pikë kthese, ndërsa në objektiva afatgjata janë dhe 3 derbi të tjera për tu luajtur mbas këtij të nesërmit’’.
I KËNAQUR ME BARAZIM: ‘’Neve për arsye se kemi marrë 4 barazime, besoj se nuk jemi futur asnjëherë për barazim, ashtu siç nuk do hyjmë as në deri. E dimë që derbit prodhojnë pak spektakël pasi motivimi dhe lufta janë në maksimum dhe kjo është në kurriz të spektaklit. Me gjithë mungesat që kemi nuk hyjmë për barazim, sepse në një ndeshje derbi futesh gjithmonë për ta fituar’’.
DEKLARATA E GAZ DEMIT: ‘’Të punosh te Partizani, një ndër klubet me të titulluara ka dozë presioni sepse objektivat janë maksimale. Ne kemi nisur një proces, pasi në ekip janë 3-4 lojtarë nën 20 vjeç, kaq janë dhe në stol. Në këtë moment, me rezultate të munguara një mbështetje nga presidenti shton përgjegjësitë. Nuk na ka munguar mbështetja financiare dhe as hapësira për të bërë punën. Ky suport të çon të arrish objektivat. Besoj që me hapjen e kompleksit stërvitor, do të mbahen lojtaret në kushte optimale, dhe ai suport që jep presidenti do të jetë në shkallë më të madhe për të arritur aty ku klubi ka synimet’’, u shpreh Daja.