Lufta mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës po nxjerr pak e pak sekretet e brendshme të opozitës. Sot Çim Peka, që drejton televizionin e familjes Berisha, ka zbuluar dy prapaskena të Lulzim Bashës të lidhura me skandalin “Toyota Yaris”.
Çim Peka: Njeriu që ka akuzuar Ballën për Toyota Yaris sot e përmend përciptas dhe shprehte zhgënjim pse nuk janë dënuar. E dini çfarë ka ndodhur? Sepse që të largojmë traun për t’u marrë me Ramën, duhet të merremi fillimisht me këtë që ka qenë trau, dera e mbyllur për të shkuar dhe për t’u marrë me Ramën. Ky njeri që i ankohet drejtësisë se nuk paska vepruar për Toyota Yaris është njeriu që zhvillonte aktivitete elektorale në lokalet e personave që mund të kenë faj ose jo, por kur i akuzon Basha u vendos gjobë. Lulzim Basha ka 8 thirrje nga Prokuroria e Belgjikës për të shkuar dhe për të dëshmuar për Toyota Yaris. Zero, nuk ka vajtur asnjëherë. Prandaj, Lulzim Bashës, duke qenë se është i vonuar në çdo gjë, i them; Me 15.11.2019 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 09.02.2019 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 21.01.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 24.01.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 14.02.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 28.02.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 13.03.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 17.03.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Për një arsye shumë të thjeshtë sepse ky është thjesht një gjobëvënës, nuk ka patur më interes, është arritur akordi mes tij dhe Taulant Ballës dhe takimet elektorale i bën te personat në fjalë të cilët i akuzon për Toyota Yaris. Ky është Lulzim Basha.