Vinicius është në mesin e gjashtë futbollistëve që kanë krijuar më së shumti shanse në Ligën e Kampionëve. UEFA ka publikuar futbollistët që kanë qenë më produktiv deri më tani këtë sezon në Champions League. Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, prin në listën e futbollistëve me më së shumti shanse të krijuara, gjithsej 13. Pas tij vjen Vinicius Junior i Real Madridit, që po shijon sezonin më të mirë në karrierë, me 10 shanse të krijuara.

Më së shumti shanse të krijuara në Champions: 13️ Bruno Fernandes 10 Vinicius Jr 10 Dusan Tadic 10 Douglas Santos 10 Daniel Parejo 10 Maycon