OKB-ja u bëri thirrje vendeve fqinje që të rrisin ndihmën e tyre për civilët afganë, të cilët largohen nga vendi për arsye sigurie.
foli në një konferencë online për median në selinë e OKB-së në Gjenevë dhe preku situatën aktuale në Afganistan.
Duke theksuar se qeveria pakistaneze përshëndeti vendimin për të lehtësuar kalimet kufitare dhe dërgesat e ushqimit nga kufiri afgan në Pakistan, zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Babar Baloch tha se “vendimi për të lehtësuar masat në pikat kufitare do të shpëtojë një numër të madh civilësh afganë nga rënia në duart e trafikantëve”.
Baloch theksoi se Irani dhe Pakistani janë strehë për 90 për qind të numrit të përgjithshëm të refugjatëve afganë në botë.
“Nevojitet mbështetje më e madhe ndërkombëtare për të siguruar mbrojtje për më shumë se 1,4 milionë refugjatë afganë në Pakistan dhe rreth 800 mijë në Iran”, tha Baloch.
“Vendet fqinje të Afganistanit duhet të rrisin ndihmën e tyre për civilët afganë që kalojnë kufijtë për siguri”, shtoi Baloch.
Sipas parashikimeve të OKB-së, që nga nëntori, 22,8 milionë njerëz, 55 për qind e popullsisë së Afganistanit, do të përballen me një krizë të rëndë ushqimore.