Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit po vijon me debate mes deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylametit dhe kryetarit të Komisionit, Enkelejd Alibeaj. Gjylameti i është drejtuar Alibeajt duke i thënë se nuk di të drejtojë dhe nuk duhet që gjatë gjithë kohës të theksojë postin që ai mban. Ajo është shprehur se kryeministri Rama ka qenë gjithmonë prezent në komisionet që janë zhvilluar, ndërsa kreu i PD-së sa herë që është thirrut nuk është paraqitur duke u justifikuar me raporte të cilat sipas ministres kanë qenë qesharake. “Kryetari i Komisionit nuk duhet të vazhdojë të theksojë postin që mban në këtë mbledhje se nuk bëhesh kryetar duke vazhduar ta thuash në këtë mënyrë. Ju nuk dini të drejtoni. Zoti Rama ka qenë në këtë komision që kur ka qenë kryetar bashkie. Zoti Basha kurrë nuk ka qenë në komision kur është thirrut. E justifikonte me ca raporte që do ishin qesharake edhe për djalin tim 13 vjeçar. Në raporte thuhej se kishte dhimbje barku, që ishte sëmurë etj etj.”, tha Gjylameti.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as ironitë drejt Ervin Salianjit duke i thënë se nëse ai nuk do të ishte në këtë mbledhje nuk e dinin se çfarë do bënin. Gjylameti: Kemi orën 1 e 25 minuta që diskutojmë që nuk duam të shkelim ligjin, kur ndërkohë ne po e shkelim ligjin. Ja shyqyr që kemi zotin Salianji që herë pas here na sugjeron se çdo bënim ndryshe nëse nuk do e kishim.

Alibeaj: Mos zerë emrat e kolegëve në gojë, sepse ndyrshe do të kërkoj replikë. Gjylameti: Duhet t’ju falenderoj shumë që gjatë gjithë kohës na vini në dukje sse sa dashamirës jeni, se sa lëshime na bëni, se ccështë ky fat i imadh që n aka ardhur më në fund që kemi gjetur një njeri që na thotë: Për shkak të kohës time, për shkak të dashamirësisë tyime. Por, unë besoj që kryetari nuk i bën këto për shkak të dashamirësisë, por për shkak të ligjit.