Goli i Armando Brojës ndaj Hungarisë, i shënuar vetëm 10 minuta para fundit, mbajti gjallë ëndrrën për një vend në Katar 2022, por njëkohësisht shërbeu edhe për të vendosur plot 5 rekorde të reja, të cilat po i listojmë më poshtë.

1. Kombëtarja Shqiptare shënoi golin e parë në histori në Hungari dhe arriti fitoren e parë në transfertë ndaj maxharëve.

2. Kuqezinjtë kanë vendosur një rekord pikësh, duke arritur të grumbullojnë 15 të tilla deri në këtë pikë të eliminatoreve. Maksimumi i pikëve që kishim marrë në një edicion eliminator ishte 14, në periudhën 2014-2015, kur siguruam pjesëmarrjen në Europian. Për më tepër, kemi në dispozicion edhe tre ndeshje, ndaj rekordi mund të thellohet më tej.

3. Armando Broja bëhet futbollisti i parë shqiptar, që arrin të shënojë gol në tre ndeshje radhazi të Kombëtares Shqiptare.

4. Kombëtarja shqiptare ka vendosur një rekord fitoresh në një edicion eliminator, pasi për herë të parë në histori ia ka dalë të triumfojë në 5 takime. Edhe këtu vlen fakti që janë edhe tre ndeshje për t’u luajtur, ndaj rekordi mund të thellohet sërish .

5. Për herë të parë, Kombëtarja arrin të shënojë gol në katër transferta zyrtare radhazi, pasi ka dërguar topin në rrjetë ndaj Andorrës, San Marinos, Polonisë e Hungarisë.

Këto janë 5 nga shumë arsyet që ia vlen ta rishikoni sërish golin spektakolar të sulmuesit 20-vjeçar shqiptar…