Kreu i DPSHTRR ka reaguar në lidhje me disa lajme të pavërteta të cilat po qarkullojnë në mediat sociale dhe jo vetëm, në lidhje me koncensionet apo PPP-të sa i takon Kolaudimit. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Gonxhja shkruan i vendosur se nuk ekziston asnjë plan, koncesion apo PPP sa i takon Kolaudimit (Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore) apo Sigurisë Rrugore, si për shifrat ashtu edhe për referencat që publikohen.
Më tej ai sqaron se përmbajtja lidhet me informacion të vjetër, mbetur gabimisht në dosje plan buxhetesh, sidoqoftë është me rëndësi të sqaroj se nuk ka asnjë kosto që do të rëndonte buxhetin e shtetit për vitit 2022 dhe asnjë tarifë të re që do të rëndonte qytetarët për sa më lart
“SQARIM nga DPSHTRR! Lidhur me disa lajme që kanë ngritur pikëpyetje dua të informoj publikun se NUK EKZISTON asnjë plan, koncesion apo PPP sa i takon Kolaudimit (Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore) apo Sigurisë Rrugore, si për shifrat ashtu edhe për referencat që publikohen. Përmbajtja lidhet me informacion të vjetër, mbetur gabimisht në dosje plan buxhetesh, sidoqoftë është me rëndësi të sqaroj se nuk ka asnjë kosto që do të rëndonte buxhetin e shtetit për vitit 2022 dhe asnjë tarifë të re që do të rëndonte qytetarët për sa më lart! DPSHTRR ka marrë besimin e qeverisë shqiptare për administrimin e kontrollit teknik të mjeteve rrugore dhe jemi në përmbyllje të rikualifikimit të infrastrukturës fizike, riinxhinjerimit të sistemit e logjistikës, me mbështetjen dhe miratimin e çdo procedure nga MIE si investime, që po i kryejmë 100% me fonde vetëfinancimi, jo vetëm pa prekur fare buxhetin e shtetit por edhe duke përgjysmuar tarifimin dhe pa asnjë kosto shtesë për qytetarët, ndërsa shërbimi ka rinisur dhe vijon optimalisht! Databaza e mjeteve është përditësuar gjithashtu, pjesë e UPGRADE 100% të sistemit eDPSHTRR zhvilluar me AKSHI, marrë në dorëzim, mbuluar edhe me mirëmbajtjeje! Po punohet aktualisht për optimizim modulesh e publikim shërbimesh në e-Albania, gjithshka sëbashku me linjat e kontrollit, Government Gateway, mbikqyrjen, të tretët dhe teknikën mobile integruar informatikisht! Gjithashtu me ndryshimet e fundit në Kodin Rrugor DPSHTRR merr tagër për investime në projekte edukative dhe rol më aktiv mbi sigurinë rrugore ku theksojmë se kemi nisur punën me ARSH-MIE, DPPSH, MB, BB për Qendrën e re Kombëtare të Monitorimit të Trafikut! Pra pa e klasifikuar Fake News sepse kemi të bëjmë me ca rreshta të harruar gabim nga vite më parë, NUK KA KONCESIONE a PPP për këto dy shërbime! Punojmë që të ulim tarifat jetike për qytetarët, të ngrejmë cilësinë e standardet, të mirëadministrojmë duke rritur efiçiencën ekonomike si ent kombëtar shërbimesh publike që çdo investim ta përballojmë nga të ardhurat takuese, pa i marrë, përkundrazi duke i dhënë më shumë buxhetit të shtetit! Motoja jonë flet qartë: MË LEHTË, MË MIRË, MË LIRË! ✌️ #DPSHTRR #MIE #VëmendjaTekQytetarët”, shkruan Gonxhe.