Kanë kaluar rreth një javë që nga fillimi i ‘’Big Brother Vip’’ dhe banorët duket se po përshtaten çdo ditë e më shumë me kushtet e reja të jetesës. Marrëdhënia që ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut dhe të konkurentëve është afërsia e shfaqur mes Fifit dhe Granitit.

Ata janë në prezencë gjithnjë të shoqërisë së njëri-tjetrit dhe mbrëmjen e së hënës janë kapur edhe përdore përpara së të flinin. Gjatë kohës që ndodheshin në oborr, Graniti e pyet Fifin se si do të ishte marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’ teksa këngëtarja shfaqet e surprizuar nga kjo pyetje.

Graniti insiston duke rrëfyer se sipas tij raporti mes tyre parashikon të jetë shumë i mirë edhe pas mbarimit të kësaj eksperience. ‘’Unë mendoj që jashtë do të kalojmë shumë mirë… sinqerisht’’,- tha Graniti. Pas kësaj deklarate dy të rinjtë u dukën të emocionuar, teksa shkëmbenin nga sikleti disa të qeshura.