Dëshirojmë një perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe të gjithë aktorëve u themi qartë se duhet t’i rrisin përpjekjet e tyre, deklaroi ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në Londër.

”Evropianët duhet t’u ofrojnë një perspektivë të qartë inkuadruese vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shtoi shefi i diplomacisë greke.

Shefi i diplomacisë greke, duke e shpjeguar qëndrimin e tij, theksoi se ”nuk flet se vendet e rajonit do të hyjnë nesër në Bashkimin Evropian, por për një perspektivë shumë të qartë e cila do të vepronte si nxitje për ato vende”.

”Greqia ndodhet në udhëkryq nga dy rajone, Ballkani dhe Lindja e Mesme, të cilat kanë kaluar konfliktet më të përgjakshme dhe më të brutale të 100 viteve të fundit”, shtoi ai.

Dendias u takua me shefen e diplomacisë britanike, Elizabeth Truss me të cilën bisedoi për një sërë temash si gjendja në Ballkan, çështja qipriote, Mesdheu Lindor, investimet dhe marrëdhëniet dypalëshe.