Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka hedhur dritë mbi arsyet që çuan kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, në heqjen e Flamur Nokës nga pozicioni i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë. Përmes një interviste të dhënë në “Abc Live”, Duma thekson se ishin deklaratat e Flamur Nokës në përfundim të mbledhjes ato që e shtyn kryedemokratin drejt një vendimi të tillë. Sipas Dumës, Flamur Noka në deklaratën për media i keqinterpretoi diskutimet në mbledhje duke thënë se frazën “llumi i shoqërisë” Basha ia dedikoi anëtarësisë së partisë, ku në fakt sipas saj kjo frazë nuk ishte për asnjë nga të pranishmit në mbledhje dhe aq më pak për anëtarësinë e partisë.
Duma thekson se nuk mund të akuzohet kryetari i partisë për thënien e një fraze të tillë ndaj anëtarësisë, e cila është gjëja më e rëndësishme për rrugëtimin e tij politik. Sipas saj biseda në mbledhje lidhej me diversionet mediatike dhe jo për demokratët. “Po ta dëgjoni deklaratën e Bashës, edhe sot kur ka dal në qartësim, ai nuk thotë në asnjë moment se unë e kam ndërmarrë këtë veprim se Flamur Noka dhe disa kolegë të tjerë e kanë thënë mendimin ndaj Lulzim Bashës në çdo mbledhje.
Unë besoj se nuk ka në Shqipëri një parti, nuk e di ka në Ballkan apo jo, duhet të shoh mbledhjet e tyre të brendshme, por në Shqipëri jam e sigurt se nuk ka një parti në të cilën t’i të vish me një rend dite për të folur dhe kryetari i partisë të rri krejtësisht qetësisht, kur ti jashtë rendit të ditës, i çon akuza për një vendim mbi vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çfarë ndodh aty brenda kolegët e kanë bërë të ditur për publikun sa herë kanë dalë nga mbledhja e grupit. Jashtë edhe një lloj protokolli të nënkuptuar tonin, nëse kemi deklarata për mediat ne përcaktojmë se kush do t‘i thotë poshtë bashkë me gazetarët. Ata nuk e kanë zbatuar këtë protokoll të nënkuptuar tonin, por kjo nuk ka rëndësi.
Kanë dalë nga mbledhja dhe kanë thënë gjithçka që kanë gjykuar që duhet thënë, që kishin thënë në mbledhje dhe që ka qenë kritik me vendimin e ShBA-ve. Ata jo vetëm nuk e kanë patur problem ta thonë mendimin e tyre në mbledhje, por edhe jashtë mbledhjes.
Ju siguroj se forca e vetëpërmbajtjes është më e madhe se forca e sulmit. As ka pasur asnjë moment që ndokush nga ne ti ketë thënë lëre këtë temë zotëri se nuk është rendi i ditës. Jo që u tha jashtë nuk ka lidhje me atë që u tha brenda. Aty kishte një dëm politik, ku keqinterpretimi i fjalës llumi i demokratëve nuk ekzistoi në mbledhje. Kryetari i Partisë ju drejtua me një bisedë të brendshme dhe nuk e kishte me asnjërin nga folësit. Ishte një diskutim që vinte nga diversionet e medias. Kryetari i partisë tha që nuk ka nevojë t‘i bëjmë këto diskutime se ne e dimë kush janë të interesuar dhe kush janë ata të korruptuarit, edhe në qeverinë tonë, që i shërbejnë axhendës së Ramës, ai “llum që i shërben axhendës së Ramës”, ku kishte lidhje në atë bisedë që po bëhej për diversionet mediatike që të diskutohej për demokratët.
Nuk kishte arsye për keqkuptim fare në atë bisedë. Shkarkimi ndodhi pasi fjalët në media, nuk ishin fjalët në mbledhje dhe nuk mund ta akuzosh kryetarin e partisë që këtë frazë ia ka dedikuar anëtarësisë së vet, e cila është me rëndësishme për të dhe se Kryesia e partisë”, tha Duma.