Gjatë bisedës me Granitin në “Big Brother VIP”, Fifi ka treguar shumë të pathëna rreth jetës private. Këngëtarja ka zbuluar se i dashuri është ndarë nga ajo, sepse sipas tij, ajo “qante shumë” dhe kjo nuk i pëlqente. Ajo ka shtuar se me të ka përjetuar shumë zhgënjim dhe tradhti, pasi ai ishte lidhur me një tjetër ndërkohë që ishte ende me të.
“Kam qenë me të, u nda me mu se nuk i pëlqente që unë qaja, se kur u njoftua me mu më pa në televizion veç tu qesh dhe pas një viti e gjysmë ju ka kujtua që unë edhe qaj, dhe më thoshte ti po qan shumë, ndërkohë ankohej për gjendjen ekonomike dhe ato para që unë i fitoja ia paguaja borxhet, në një rast ai shkoi dy javë Greqi, kur u kthye në të njëjtën kohë që u pajtua me mua e kish nis një lidhje tjetër dhe kthehej vetëm kur nuk ia hapte telefonin ajo tjetra”, ka treguar këngëtarja.