Princesha Mako e Japonisë, ka hequr dorë nga tituli mbrëtëror për t’u martuar me të dashurin e saj, i cili është një njeri i zakonshëm. 30-vjeçarja e cila është vajza më e madhe e princit Fumihito dhe mbesa e perandorit në fuqi Naruhito, u martua me të dashurin, të cilin e njohu në universitetit, Kei Komuro.
Ligjet strikte të trashëgimisë në Japoni, i ndalojnë gratë të ngjiten në Fronin e Krizantemës dhe i detyrojnë ato të heqin dorë nga titujt e tyre, nëse martohen me njerëz të zakonshëm. Ceremonia, e cila u prit me protesta, u mbajt me dyer të mbyllura pa asnjë madhështi nga traditat mbretërore japoneze.
Dasma e Makos ishte një ceremoni shumë e thjesht. Princesha, e veshur me një fustan blu me një tufë lule të bardha, u dha lamtumirën prindërve të saj, përpara se të ndante një përqafim me motrën Kako, 26 vjeç.