Shtëpitë e futbollistëve dhe personave të tjerë të famshëm janë më të preferuarat e kohëve të fundit nga hajdutët për t’u vjedhur. Kësaj here radhën e kishte shtëpia e futbollistit të Juventusit, Paulo Dybala të ishte në shënjestrën e një grupi grabitësish. Sulmuesi argjentinas ndodhej në Rusi me ekipin për transfertën e Juventus nga Zenit dhe për këtë arsye hajdutët kishin gjetur momentin e duhur për të hyrë të pashqetësuar në shtëpi.
Deri tani raportohet se është marrë një koleksion i shtrenjtë orësh nga shtëpia e sulmuesit bardhezi, por hetimet vijojnë për të parë nëse është vjedhur diçka tjetër. Policia u njoftua nga banorët e zonës për grabitjen, por ajo mbërriti në vendngjarje me vonesë, pa mundur që të kapë autorët.