Shenjat e moshës janë të pashmangshme dhe është mirë t’i përqafoni. Megjithatë, është e rëndësishme të tregoni kujdesin e duhur për të ngadalësuar shfaqjen e tyre. Krahas lëkurës së fytyrës, edhe zona e qafës duhet të jetë një nga prioritetet tuaja.
Përdorni një produkt të specializuar-Pjesët specifike të lëkurës meritojnë kujdes të veçantë dhe përbërës aktivë të përshtatshëm për ruajtjen e freskisë së tyre. Acidi hialuronik dhe peptidet janë zgjedhje të mira, ndërkohë që në treg do të gjeni një gamë të gjerë produktesh për të zgjedhur ato idealet për ju.
Mbroni veten nga dielli-Mos harroni të aplikoni krem kundër diellit në fytyrë dhe qafë, dekolte dhe pjesën e pasme të qafës.
Shtrihuni-Mundohuni të mos e mbani qafën të përkulur kur përdorni celularin ose pajisje të tjera elektronike, pasi qëndrimi i gabuar mund të çojë në shfaqjen e rrudhave të parakohshme.
Kujdes me parfumet-Qafa është një ndër pikat strategjike ku vendosim parfumin. Megjithatë, ndërveprimi i alkoolit me rrezatimin e diellit mund të çojë në shfaqjen e njollave ose rrudhave në lëkurën tuaj. Prandaj, në ditët me diell intensive, është mirë ta anashkaloni parfumin.