Përmes një prononcimi për mediat nëndrejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku bëri me dije se analizat kanë treguar se helmimi i rreth 600 qytetarëve në Krujë ka ardhur si rezultat i një defekti në sistemin hidrik, ku është konstatuar një bakter enterokok në një pikë të tij.

“Nga analizat e marra nga ISHP ka rezultuar që në një pikë të vetme të ujësjellësit ka rezultuar bakteri Enterokokus, shkak i këtyre shqetësimeve, situata që sot flasim është shumë e qetë, ka mbaruar pothujashe shqetësim, do e ndjekim me rigorozitet, epidemi e shkaktuar nga uji”, njofton ISHP.

“Derisa them që është një epidemi hidrike përgjegjësia i bie Ujësjellësit të Krujës. Duhet të kishte qenë më i kujdesshëm për të ndaluar në kohë, që me turbullirën e parë”, shtoi Ulqinaku.

Ky i fundit sqaroi se mostrat e ISHP-së janë marrë pas klorinimit dhe dezinfektimit të depove të Ujësjellësit. “Kjo na bën që ka pasur një kontaminim që ka bërë ndotjen e ujit të pijshëm. Pra i ndotjes sipërfaqësore që ka ardhur për shkak të shirave”