Hungaria cilësohet si ekipi favorit për të fituar ndeshjen e sotme kundër Shqipërisë.
Kompanitë e basteve i japin një avantazh ekipit magjar duke i vendosur koeficientin 2.05 për triumfin e mundshëm.
Nga ana tjetër, barazimi kuotohet me 3.34. Ndërsa fitorja e Shqipërisë në Budapest ka koeficientin 4.15.
Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e sotme ndaj Hungarisë në orën 20:45 në stadiumin “Puskas Arena”, e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.