Shumë personazhe të famshëm kanë vendosur që t’u thonë stop ndërhyrjeve estetike. Por ka shumë yje që janë të mësuar të punojnë dhe të fitojnë shumë me imazhin e tyre dhe është e vështirë që të pranojnë shenjat e plakës.

Por tani ndërhyrjet estetike duket se janë kthyer në modë, e si pasojë Anglia ka ndaluar me ligj injeksionet e botoksit dhe fryrjes së buzëve për personat nën 18 vjeç.

Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në studio ishte i ftuar gazetari, Hermes Nika, (Zogu i Tiranës), i cili pranon se ka bërë ndërhyrje.

“Unë i bukur kam qenë gjithmonë, por më pëlqen që të kurohem shumë. Mijëra fansa nga e gjithë bota më pyesin “o Hermes kush kujdeset për ty, ku je qethur?”.

Madje para 10 ditësh më shkruan një klinikë estetike për një reklamë dhe ngrita pjesën e ballit dhe nuk u bëra pishman.

Nuk më bëhen rrudha afër syve, në vetulla. Meshkujt kryesojnë në mbarë botën listën për ndërhyrje”, tha ai.