
Alessio Romagnoli kërkon qëndrimin te Milani, raporton “Tuttomercato”. Kuqezinjtë janë të gatshëm t’i ofrojnë kushte të reja pas përfundimit të sezonit mbrojtësit 26-vjeçar, por bisedimet kanë ngecur me kapitenin pasi oferta e drejtuesve të Milanit është me zbritje të pagës.
Romagnoli ende shpreson që mund të arrij një marrëveshje të përshtatshme për të dyja palët. Mbrojtësi i Italisë me Milanin ka kontratë deri në qershor të vitit 2022. Ai pjesë e skuadrës kuqezi është prej vitit 2015.