Mesfushori francez, Adrien Rabiot, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kombeve, të planifikuar për të dielën, kundër Spanjës, në “San Siro”. Kjo u njoftua nga Federata Franceze e Futbollit, e cila informon se lojtari i Juventusit rezultoi pozitiv për Covid-19 dhe tashmë është futur në izolim.
Sipas rregullave, nuk mund të zëvendësohet. Deklarata zyrtare thotë: Lojtari është në izolim, ai nuk do të jetë i pranishëm në Milano me shokët e tij të skuadrës dhe me rregullore nuk do të zëvendësohet. Te Juventusi janë të shqetësuar, sepse mund ta humbasin francezin për ndeshjen e 17 tetorit kundër Romës.