Nëse nuk keni pasur mundesi të vendosni një link në Story-t e Instagram, gjërat do të ndryshojnë së shpejti.
Platforma gradualisht ka zgjeruar aksesin në funksionalitet në muajt e fundit dhe tashmë Instagram do të ofrojë veçorinë për të gjithë.
Funksionon si me çdo afishë tjetër. Mjafton të klikoni ikonën e linkut dhe më pas të kërkoni për opsionin e lidhjes dhe të ngjisni URL që dëshironi.
Instagram tha se po punon për të sjellë më shumë kontekst tek afishat që shikuesit ta kenë më të qartë se ku të çon.
Kujtojmë se më parë link-u ofrohej vetëm për llogaritë me mbi 10 mijë ndjekës dhe ishte implementuar me gjestin e tërheqjes nga poshtë lartë mbi historitë e Instagram.
Llogaritë e reja dhe ato që njihen për përhapje të keqinformimit do të bllokohen nga përdorimi i këtij funksionaliteti.