Instagrami ka raportuar sërish probleme mbrëmjen e sotme. Kjo është hera e dytë që ky aplikacion raporton probleme brenda kësaj jave.
‘Down Detector’ thotë se rreth 11.000 mijëra përdorues të Instagramit kanë raportuar probleme, në lidhjen e serverit dhe burimin e lajmeve.
Raportet e fundit të Instagram vijnë si pasojë e një ndërprerjeje të madhe në fillim të kësaj jave, e cila preku të gjitha aplikacionet në pronësi të Facebook.
Të hënën Facebook, Facebook Messenger, WhatsApp dhe Instagram pësuan ndërprerje të mëdha, ngjarje që preku miliona përdorues.