Nuk ka nisur aspak mirë sezoni për Hakan Calhanoglu dhe Luis Alberto.

Ylli i Inter-it nuk ka bindur me paraqitjet e tij, ndërsa ai i Lazio-s nuk po gjen hapësira nën drejtimin e Sarri-t.

Simone Inzaghi ëndërron ta marrë spanjollin në Milano.

Sipas Il Messaggero, dy klubet mund të realizojnë një shkëmbim mes dy lojtarëve në merkaton e janarit.