Punimet për zbatimin e projektit të ndërtimit të rrugës së Lumit të Vlorës, po ecin me ritme të shpejta.

Bashkia e Himarës ndau sot pamje nga loti Kuç-Qeparo, ku është hedhur shtresa e parë asfaltike.

Një tjetër premtim i mbajtur! Një tjetër detyrë e realizuar! Edhe një rrugë tjetër e shtruar i shtohet rrugëve të sigurta dhe të paqta të Bashkisë Himarë. Qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit mbajti premtimin e rradhës ndaj popullit të Himarës, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Rruga e Lumit të Vlorës dhe ajo Gusmar-Kuç do të kthejë Labërinë e Sipërme nga zona më e izoluar e vendit në udhëkryq të turizmit.

Përveç lidhjes së fshatrave të krahinës me Vlorën, projekti ka për qëllim të lidhë Vlorën me Himarën dhe të krijojë akses më të afërt dhe të shpejtë për Gjirokastrën e Tepelenën drejt bregdetit të jugut

Përfundimi i këtij investimi do t’i japë zhvillim ekonomik të gjithë fshatrave përmes agroturizmit, shkurton distancën nga Vlora dhe ofron një rrugë alternative piktoreske me destinacion bregdetin e jugut.