Një sfidë shumë e rëndësishme për renditjen, por mbi të gjitha një përballje mes dy trajnerësh që janë sfidaur nëntë herë deri tani.

La Gazzetta dello Sport i ka dedikuar një hapësirë shumë të madhe sfidës mes Inter dhe Juventus.

E përditshmja prestigjioze italiane ka bërë një bilanc të përballjeve mes dy trajnerëve: 7 fitore për Allegri-n në 9 sfidat e mëparshme, vetëm 2 fitore për Inzaghi-n.

Trajneri bardhezi është në avantazh edhe për numrin e golave të shënuar: 16 kundër 6.