Simone Inzaghi ka folur pas ndeshjes ndaj Udinese ku Inter fitoi me rezultatin e pastër 2-0 me dopietë të argjentinasit Correa. “ Nuk ishte një ndeshje e lehtë sepse Udinese është një ekip shumë I mirë fizikisht.
Ne ishim të vendosur mirë në fushën e lojës dhe djemtë bënë atë që duhej për të patur në kontroll ndeshjen. Correa sapo është kthyer nga dëmtimi dhe përsëri bëri një ndeshje të bukur ku u tregua vendimtar.
Kam besim tek ai Correa që unë njoh, kur është në formën e tij më të mirë është e vështirë ta markosh.Barella dhe Brozoviç janë truri I ekipit tonë, qarkullojnë topin dhe ndërpresin aksione në momentin e duhur.
Mbrojtja shumë mirë sot , bashkë me Handanoviç që bëri disa ndërhyrje deçizive. Dumfries ka nevoj për vetbesim, është një lojtar me shumë pontencial . Tashmë ne duhet të mendojmë për ndeshjen në Champions League, duhet të bëjmë kujdes dhe të fitojmë.” Këto ishin fjalët e teknikut italian në një intervistë për “DAZN”./