Ish-zv.trajneri i Kombëtares shqiptare në kohën e Xhani De Biazit, Paolo Tramexani është rikthyer për të tretën herë në pankinën e skuadrës së Sionit.

Tekniku italian është zgjedhur sërish në krye të skuadrës zvicerane i cili ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2023, duke zëvendësuar kështu trajnerin Marko Uokër.

Këtë lajm e ka bërë zyrtare vetë klubi i Sionit me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen teknikut, i cili ishte dhe zv.trajner i Shqipërisë gjatë kohës së kualifikimit historik dhe gjatë EURO 2016 e cila u zhvillua në Francë.