Marrëdhënia mes Fifit dhe Granitit është më e komentuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Kemi parë puthje, përqafime, deklarata të ëmbla, surpriza romantike, madje kanë nisur edhe xhelozitë, që Fifi e shpreh hapur. Pak ditë më pare, këngëtarja u përlot nga xhelozia për Granitin. “Unë e di se si e sheh ti Semin dhe nuk dua të të bëj presion”, i tha ajo futbollistit, teksa ky i fundit e mohoi deklaratën e saj.
Por së fundmi, ajo është bërë xheloze sërish pasi Graniti dhe Semi janë larë bashkë. “Si kalove në dush? A kalove mirë? A u fërkove mirë? Dëgjova se nuk ishe larë vetëm”, e ka pyetur ajo, që më pas vazhdoi në një bisedë me ‘kunja’ e sqarime. Graniti: Ua, kaq thellë ka mbërritur xhelozia ë? Po ti e di që ne shokë jemi
Fifi: Veç po pyes, nuk po them gjëGraniti: Po e di që po dëshiron të thuash Fifi: Si u ndjeve kur u lave? A ja fërkuat njëri-tjetrit shpinën? nGraniti: Jo, jo, nuk ka shanse Fifi: Veç po pyes, a nuk prite dot sa të lahej ajo e pastaj të hyje ti? Graniti: Po isha i djersitur /News31