Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka dhënë një intevistë për revistën Cosmopolitan në Japoni.
Këngëtarja ka treguar disa të fshehta nga jeta e saj private hde profesionale, ndërkohë që ka rrëfyer edhe periudhën e vështirë kur prindërit e saj emigruan nga Shqipëria, fillimisht në Francë, e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prindërit e mi nuk mund të flisnin anglisht dhe ata nuk kishin para. Ata bënin nga tre punë secili. Ende e pyes veten se si ata e bënin këtë. Ata ishin unë dhe sakrifikuan aq shumë gjëra për mua dhe vëllain tim, kështu që tani unë dua që t’i mbështes me çdo gjë, tha ndër të tjera Ava Max.
Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, është shprehur se u ka blerë një shtëpi prindërve të saj në Los Angeles, që të jenë pranë qytetit ku ajo zhvillon karrierën.