Dihet se konkurrentët e Big Brother zhvillojnë përherë lojëra të ndryshme e kësaj here bëhet fjalë për pyetje-përgjigje. Konkurrentët, të ndarë në dyshe, i duhet t’i lexojnë pyetje të zgjedhura rastësisht njëri-tjetrit dhe t’u përgjigjen pyetjeve në mënyrën sa më të sinqertë të mundshme.
Dyshja e parë që filloi lojën ishte ajo më e përfolura, Semi dhe Donaldi, ku ndër të tjera, këngëtarja foli edhe për lidhjen e saj me Bojken Lakon. Ajo pohoi se këngëtari ishte “dashuria e saj e parë” dhe se ish-çifti është njohur kur Semi ka qenë vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34.
“”Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. Para Big-ut, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tha Semi Jaupaj gjatë lojës.
Kujtojmë se këngëtarja ndarjen nga Bojkeni e konfirmoi këtë vit në Këngën Magjike. Në intervistë, ajo u pyet nga Ardit Gjebrea: “A je akoma me Bojkenin?” dhe përgjigja e saj i habiti të gjithë.
“Bojkeni do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!” Lidhja mes tyre u zbulua nga mediat në vitin 2011, kur Semi ishte vetëm 19 vjeç. Arsyet e prishjes së kësaj marrëdhënie nuk janë bërë të ditura.