Çmimi Nobel 2021 ka shkuar për dy shkencëtarët amerikan, David Julius dhe Ardem Patapoutian, për zbulimet e tyre të receptorëve për temperaturën dhe prekjen. Sot Akademia Nobel ka akorduar çmimin për ta, duke i vlerësuar për zbulimin për receptorin e temperaturës dhe prekje, pasi sipas jurisë është thelbësore për mbijetesën dhe mbështet ndërveprimin tonë me botën përreth.

David Julius përdori ‘kapsaicin’, një përbërës i athët nga specat djegës që shkakton një ndjesi djegieje, për të identifikuar një sensor në mbaresat nervore të lëkurës që i përgjigjet nxehtësisë.Ndërsa Ardem Patapoutian përdori qelizat e ndjeshme ndaj presionit për të zbuluar një klasë të re të sensorëve që i përgjigjen stimujve mekanikë në lëkurë dhe organet e brendshme.

Këto zbulime të përparuara filluan aktivitete kërkimore intensive duke çuar në një rritje të shpejtë të të kuptuarit se si sistemi ynë nervor ndjen nxehtësinë, të ftohtin dhe stimujt mekanikë. Laureatët identifikuan lidhjet që mungojnë në të kuptuarit tonë me ndërveprimin kompleks midis shqisave tona dhe mjedisit.