Ilir Shaqiri mori dy surpriza mbreme në “Big Brother VIP”, një letër nga vajza e tij, e cila i shkruante se jeta e tyre po shkon shumë mirë pavarësisht mungesës së madhe që po ndjejnë për të.
Gjithashtu në ambjentet e shtëpisë kishte mbërritur edhe bashkëshortja e tij, e cila deklaroi se ndihej e ofenduar për faktin se Iliri ka zgjedhur të bëjë publike tradhëtinë e tij.
”Kisha nevojë të lirohesha. Ishte një dhimbje që doja ta nxirrja jashtë”, tha Iliri.
Bashkëshortja e Ilirit tregoi hapur se ishte edhe pak xheloze për marrëdhënien që ai ka krijuar me Beniadën.