Ish nënkryetarja e PD Jozefina Topalli ka reaguar sërish sot ndaj vendimit të Luzlim Bashës për të shkarkuar Flamur Nokën nga nënkryetar i komisionit parlamentar të Sigurisë. Teksa e ka cilësuar vendimin personal, Topalli deklaron se ai Basha do të vijojë shkarkimet deri në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, pastaj do të humbë bashkë me vilën dhe karrigen e kryetarit.
Postimi i Topallit: Luli paska perjashtur prap me vendim personal sonte ne darke . Kesaj here rradhen e kishte Flamur Noka, qe eshte rritur ne Partine Demokratike. E paska shpallur armik te brendshem! Ne fakt e paska nderuar Flamurin.
Shoku Enver bente mbledhje byroje ne raste te tilla. Dmth kur anetaresia e Partise eshte ngritur per te hequr Lulzimin, ky i fundit shkarkon Noken. Edhe per pak kohe do kete vulen. Gjate ketyre diteve do shpall edhe perjashtime te tjera… deri kur Kuvendi Kombetar do i heq edhe vulen bashke me karrigen Lul Vules