Granit Cana, konkurrenti i “Big Brother Albania VIP” është komentuar jo rrallëherë nga femrat e shtëpisë jo vetëm për fizikun e tiparet e tij, por edhe për marrëdhënien që ka nisur të krijojë me Fifin.
Fakti që mes tij dhe Fifit po lind diçka i ka stepur vajzat e tjera të shtëpisë që mund të kishin një pëlqim për të. Një pjesë e konkurrentëve mendonte se Beniada kishte simpati për Granitin, mirëpo ajo ka sqaruar për Palomën se tashmë nuk e sheh me atë sy dhe nuk ka interes për të.
Madje, ajo shprehet se Graniti nuk është tipi i saj.
Gjatë spektaklit më herët u diskutua dhe rreth një trekëndëshi të mundshëm dashurie që përfshinte emrat e Arditit, Beniadës dhe Donaldit.
Beniada ka krijuar afrimitet me të dy konkurrentët, gjë që ka nxitur dyshime tek fansat e këtij “reality show”.
Arditi tha se është ende herët për të folur për gjëra të mëdha dhe po ashtu shtoi se Beniada është e vetmja nga konkurrentet me të cilën mund të krijonte diçka përtej miqësisë.
Ndërkohë, Beniada tha se me Arditin është lidhur më tepër gjatë kësaj kohe të shkurtër.
“Me Ardin kam gjetur një djalë shumë të thjeshtë me një karakter afërsisht si i imi dhe kemi shkuar shumë shpejt dakord por edhe me Kledin u kënaqëm këto ditë, avash avash po njohim të tjerët.”