Kalifornia është shteti i parë amerikan që do të ketë në qendrat e mëdha tregtare një seksion jo gjinor (no gender) me lodra dhe artikuj për fëmijë.
Guvernatori Gavin Newsom nënshkroi ligjin e ri të shtunën, duke shpjeguar se ai nuk ndalon seksionet e burrave dhe grave, por kërkon që shitësit me pakicë të kenë një hapësirë të veçantë dhe neutrale ndaj gjinisë.
Në këto seksione pa gjini, do të shfaqen “përzgjedhje të arsyeshme” të lodrave dhe artikujve të kujdesit për fëmijët, pavarësisht nëse ato janë shitur për një gjini të caktuar.
Ligji nuk do të mbulojë tregtinë e veshjeve, por vetëm artikujt për fëmijët që synojnë të promovojnë gjumin, relaksimin, ushqimin, daljen e dhëmbëve ose qumështin e gjirit. Qëllimi i ligjit të ri është të ndihmojë qytetarët të kuptojnë se sa dallime të pajustifikuara aplikohen në produkte, në mënyrë që të luftojnë paragjykimet gjinore që në moshë të re.
Kush shkel ligjin do të përballet me një gjobë prej 250 dollarësh për shkeljen e tyre të parë dhe 500 dollarë për ato të ardhshme. Ligji do të hyjë në fuqi në 2024 dhe do të zbatohet për shitësit e mëdhenj në Kaliforni me 500 ose më shumë punonjës.