Fitorja ndaj Belgjikës nuk vlejti vetëm për prestigj për Italinë, por dhe për rekord. Roberto Mançini hyri në histori si trajneri i parë që arrin shifrën e 30 fitoreve pas vetëm 44 ndeshjesh.
Pas përfundimit të takimit, në konferencën për shtyp, Mançini shprehu keqardhjen për eliminimin nga Spanja pak ditë më parë, si dhe vuri theksin te ndeshja me Zvicrën në nëntor për kualifikueset e Botërorit.
‘Do të luanim kështu dhe me Spanjën, por me 10 futbollistë është e vështirë të bësh një ndeshje të rregullt. Përndryshe do të kishte qenë si sot, djemtë e luajtën shumë mirë. Në mesfushë kemi zgjidhje të ndryshme dhe lojtarë me shumë cilësi’, tha Mançini.
Në nëntor kundër Zvicrës: Do të jetë një ndeshje e vështirë, siç ishte në Kampionatin Europian. Ne luajmë në shtëpi, do të jetë ndeshja e vitit pas atyre evropiane. E dimë që duhet të fitojmë.