Kosova ka pësuar një disfatë 3-0 përballë Suedisë duke mbyllur të gjitha shpresat për ëndrrën e madhe për kualifikimin në Botëror.
Dardanët zhvilluan një takim të mirë, por cilësia bëri diferencën në këtë takim. Suedia u tregua cinike duke shfrytëzuar të gjitha rastet përpara portës. Nordikët kaluan të parët në avantazh me anë të Forsberg i cili u tregua i saktë nga pikë e 11-mëtërshit.
Në pjesën e dytë, talenti Aleksandër Isak realizoi një supergol duke goditur fort nga distance. 10 minuta para fundit të takimit, Kuazon kapitulloj dardanët duke shënuar dhe golin e tretë për nordikët. Suedia ngjitet në vendin e dytë në grup me 12 pikë, ndërsa Kosova mbetet e katërta me vetëm 4 pikë të grumbulluara.