Trajneri Reja dhe kapiteni Ertrit Berisha kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes me Poloninë. Kapiteni Berisha ka nënvizuar se kuqezinjtë kanë një mundësi që të bëjnë diccka shumë të madhe që nuk është arritur më herët.
“Jemi të vetëdijshëm për situatën që jemi tani. Varet gjithçka nga ndeshja e nesërme. Gjithë atmosfera është e mirë dhe tani jemi vetëm të fokusuar për Poloninë. Ndeshjen e parë ndaj tyre kemi gabuar dhe duhet t’i korrigjojmë gabimet, jemi të vetëdijshëm që kemi kualitet”, tha Berisha.
Sipas kapitenit me detyrim kundër Polonisë lojtarët kanë që të japin maksimumin. Ndërkohë që nga ana e tij trajneri Reja tha se mund t’ia dalim për ëndrrën, futbollistëve duhet të mos kenë presion”.